Abuzimi i së miturës nga një 18-vjeçar pak ditë më parë, ka qenë në fokus të një emisioni televiziv këtë të hënë. Në një rrëfim ekskluziv, bashkëjetuesja e 18-vjeçarit ka rrëfyer se e njihte të miturën me të cilën partneri i saj ka abuzuar. 16-vjeçarja ka hedhur poshtë pretendimet se bashkëjetuesi e ka dhunuar, ndërsa shprehet se ka vendosur të tërheqë denoncimin.
Sa vjeç e ke fëmijën?
11 muajsh.
Ju ishit tek shtëpia e dajës kur ndodhi ngjarja?
Po te shtëpia e dajës se atje jetonim sepse nuk kemi shtëpi.
Keni shkuar gjithmonë me 13-vjeçaren tek daja?
Ajo vinte orë e minutë por nuk kisha vënë re gjë. Sillej tamam.
Pse vajza ka deklaruar që e ka abuzuar me dhunë 13-vjeçarja?
Ka patur frikë nga vëllezërit e saj që mos ta rrihnin apo mos të ziheshin.
Nuk e ke detyruar ti të bëjë deklarata të tilla?
Jo i ka bërë vetë të gjitha deklaratat, mua më hante inati dhe kam treguar se më ka dhunuar. Por, përsëri burri im është ai, unë do t’ja fal.
Po me mamanë e Klajdit ke patur komunikim, të ka kërkuar të tërheqësh denoncimin?
Jo vetë kam vendosur ta tërheq denoncimin. Jam 16-vjeç kam dy vite e gjysmë me Klajdin nuk jemi celebruar, thjeshtë bashkëjetojmë se nuk lejohet, jam e vogël.