Rreth ores 12:00, është dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi A.T., rreth 50 vjeç, me detyrë brigadier në një subjekt minerar, në zonën e Martaneshit, i cili paraprakisht dyshohet se është dëmtuar në këmbë gjatë procesit të punës.
50-vjeçari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.