Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Devoll. Ai rezultonte i zhdukur prej tre ditësh, ndërkohë që denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga mbesa në datën 07.02.2024 nga mbesa e tij.
Familjarët e tij kanë deklaruar se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se është larguar nga banesa, edhe më parë, disa herë.
Më datë 09.02.2024, rreth orës 12:55, në afërsi të fshatit Hoçisht, Devoll, është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. Ç., 66 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll. Nga këqyrja e jashtme e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 06.02.2024.
Paraprakisht dyshohet se 66-vjeçari mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.