Futjet në shtrat dhe përqafimet me Meritonin, vëllai i Ilnisës komenton romancën e së motrës: Nuk kam parë puthje mes tyre
Futjet në shtrat dhe përqafimet me Meritonin, vëllai i Ilnisës komenton romancën e së motrës: Nuk kam parë puthje mes tyre.
Vëllai i Ilnisa Agollit, Kevin Agolli, ka folur në lidhje me lojën e motrës së tij brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 3” dhe raportin e krijuar me Meritonin.
Sipas tij, situata mes çiftit është komplekse, por të dy po japin çiltërsinë dhe pozitivitetin njëri-tjetrit.
“Situata është më komplekse sesa e thënë kaq thjesht. Aty kemi të bëjmë me një raport ku të dy po japin çiltërsinë dhe pozitivitetin njëri-tjetrit dhe në këtë mori ngjarjesh që kanë me njëri-tjetrin, mbeten për t’u zhvilluar. Nuk është se ne kemi një etiketim të marrëdhënies së tyre”, tha ai në emisionin ‘Mos i bjer me top’.
Gazetari Ronaldo Sharka insistoi duke thënë se ata e kanë dhënë puthjen e parë, por Kevin Agolli tha se nuk e kishte parë një veprim të tillë mes tyre.
“E ke parë ti puthjen, se unë nuk e kam parë. Unë di që Meritoni ka puthur vetëm Merin, që e kam parë me pamje. Në çdo rast raporti i tyre është që janë dy njerëz të rritur… Ilnisa kur dashuron jepet e tëra, por Ilnisa tani shijon momentin dhe po e përjeton momentin. Ilnisa e ka kapur këtë moment dhe po e shijon”, tha ai.