Ervin Gonxhi ishte banori i cili u eliminua javën që shkoi. Ai ka folur për momentin kur Erjola Doçi u ndje keq gjatë spektaklit të kaluar dhe ndihmën që i dha.
“Më thoshte nuk jam mirë. Unë i tregova një gjë gjatë Prime, i thashë mundohu ta thuash. Ishte një citim nga Kurani. Fatmirësisht, u bë mirë”, tha ai.
Në një gjendje të rënduar emocionale, moderatorja tha se disa herë është ndjerë aq keq brenda shtëpisë, sa i merrej fryma. “Ka njerëz që duan të më bëjnë keq, edhe gjatë spektaklit ndihesha sikur po mbytesha”, u shpreh ajo. Ilnisa i qëndroi pranë dhe nëpërmjet një rituali me kripë tentoi të heqë energjinë e keqe. Edhe banorët e tjerë u përpoqën të qetësojnë Erjolën.