Gjatë një bisede me Ilnisa Agollin dhe banorë të tjerë të Big Brother VIP 3, Roza theksoi se është në pritje të babait të fëmijës. Megjithatë, Ilnisa mendon ndryshe. Në diskutim e sipër banorja theksoi se nuk është e vështirë për të gjetur një baba për fëmijën, problemi i Rozës qëndron te gjëndjet e saj të ndryshme emocionale.
“Nuk e pengon Rozën në arritjen e prioritetit të saj gjetja e një babai për fëmijën. Kësaj ja kthen problemi i 7 Rozave në 7 ditë të ndryshme të javës…”, tha Ilnisa, duke shtuar se nëse një ditë të bukur i ul të shtata ato në tavolinë dhe i pyet se çfarë duan, secila prej tyre do kërkojë diçka ndryshe nga tjetra. Ndaj, kjo sipas gazetares, është problemi që askush nuk duket i duhuri për moderatoren.
Për replikë, Roza tha se nuk është ajo problemi sepse ka ndodhur që pas ndajes ish-i të ketë tentuar për një rikthim bashkë. Rasti i fundit, u shpreh ajo, ishte para se të hynte në Big Brother. E pyetur nëse do t’i jepte një shans të dytë ish-it, Roza u shpreh se jo, kur e mbyll, e mbyll një marrëdhënie.
Roza: Dua të bëjë një bebe.
Ilnisa: Po ti e do me një baba që nuk njeh 7 Rozat e tua nga e hëna në të dielë. Dhe gjithmon kam pyetur veten këto 7 Rozat e tua a shkojnë mirë me njëra tjetrën.
Roza: I njeh, i njeh… Shkojnë shumë mirë dhe është jetë interesante.
Ilnisa: Ti ke një Rozë të hënën, një të martën, një të mërkurën… Dhe problemi nuk është babai, por Roza me Rozat.
Gazi: Po të jetë ashtu është shumë mirë.
Ilnisa: Roza është një natyrë që eksperimenton në mënyrë të vazhdueshme me të gjithë karakteret brenda shpirtërore dhe seksuales. Por çfarë e bën Rozën kjo? Nuk e pengon Rozën në arritjen e prioritetit të saj gjetja e një babai për fëmijën. Kësaj ja kthen problemi i 7 Rozave në 7 ditë të ndryshme të javës…
Roza: Nga e di ti që është problem kjo pra?
Ilnisa: Unë e quaj problem sepse nuk është e pamundur të gjesh një baba për fëmijën. Çështja është kur ti je mirë dhe ti ul në tavolinë të shtata Rozat e tua, a e doni të shtata këtë baba? Jo Roza e të hënës do tjetër gjë, e të martës një tjetër….
Roza: Është interesante sepse nuk është jetë monotone.
Ilnisa: Por nëse ky babai do të dojë vetëm Rozën e të martës, si do të reagojnë Rozat e të hënës? Por nëse ky babai do të dojë vetëm Rozën e të martës si do të reagojë Roza e të hënës?
Gazi: Jo, jo, ai është personi i duhur. Ai që do e pëlqejë ashtu siç është.
Ilnisa: Po e rris pak nivelin e fantazisë sepse kjo është eksploziv.
Roza: O zemrat e mija, në raport me meshkujt… Çështja është se mua më është dashur gjithmonë ta shtyjë tjetrin sepse e kam parë që nuk jep sa unë, nuk bën. E vetmja gjë që unë urrej dhe më erren sytë para njerëzve është egoizmi.
Ilnisa: Çfarë konsideron egoist në një marrëdhënie?
Roza: Në gjëra të ndryshme, do një ditë të të flas. Ama megjithëse mund të kem 7 veta brenda meje, unë jam kjo që gjithmonë më vijnë.
Ilnisa: Ti do një ditë te parku me qenin, ti do një ditë vetëm në krevat…
Roza: Para se të hyja në Big Brother ishte ish-i im që më shkruajti dhe donte të riktheheshim bashkë. Dhe më çoi me video momentet tona që kishim kaluar në makinë.
Ilnisa: Ti bën seks me ish-in, kthehesh te ai kur ke nevojë?
Roza: Jo, kur e mbyll, e mbyll.