Tuesday, May 7, 2024
AktualitetShqiperia

“Shqipëria e fundit në Europë për numrin e certifikatave ISO”, eksperti i njohur tregon problematikat me sigurinë ushqimore: Në AKU vetëm drejtori i parë ka qenë i fushës, të tjerët…

Eksperti i sigurisë ushqimore Enriko Ceko thotë se standardet e proceseve të kontrollit janë standardet ISO, më të kërkuarat sot në botë dhe që e bën një vend kompetitiv.

Duke folur për një emision televiziv, ai deklaroi se Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e certifikatave ISO të lëshuara, kur flasim për standardet e cilësisë dhe garancisë ushqimore.

Sipas tij, turizmi tregoi se cila është gjendja e ekonomisë shqiptare dhe brenda saj e bujqësisë dhe agrobiznesit.

“Ne kemi trashëguar 700 mijë hektarë tokë bujqësore. Ndërsa sot mbillet vetëm 400 mijë hektarë.

Ndërsa Ministria e Bujqësisë deklaron çdo vit rritje të prodhimit 5-6%, që nga viti 1991.

Nëse do ishte rritur kaq, ne do kishim furnizuar edhe Kinën. Ligji i ushqimit ka më shumë se dhjetë vjet që është bërë, aktet nënligjore janë bërë 2-3 vitet e fundit.

Në momentin që ka dalë ligji i ushqimit me periudhën që jemi sot, shumë pika të ligjit kanë rënë dhe ligji duhet bërë nga e para.

Kur flasim për siguri ushqimore, përveç karakteristikave, unë dua të jem i sigurt që këtë produkt që e bleva nuk do më dëmtoj mua dhe shëndetin e familjes sime.

Kur flasim për cilësinë kemi problematikë për përcaktimin e cilësisë. Ka shumë pak përcaktime se pse një gjë është cilësi e parë, cilësi e dytë, cilësi e tretë.

Se të tregtohen me çmim të njëjtë ose me një diferencë të vogël ka një gjë që nuk shkon.

Nuk kemi laboratorë dhe në këto kushte është pak të thuash që jetojmë në një kaos.

Nëse do futemi te analiza e riskut, në radhë të parë duhet të kuptojmë se çfarë është risku dhe si menaxhohet risku.

Cili është risku në industrinë ushqimore shqiptare?

Nuk bëhet fjalë vetëm tek ai që prodhon salçiçen, por tek ai që prodhon bujqësinë, ai që prodhon paketimin, konservantët.

Bëhet fjalë për gjithë zinxhirin e ushqimit, deri në tavolinë.

Ka një problem se që kur është krijuar AKU vetëm drejtori i parë i AKU ka qenë specialist i fushës, të tjerët kanë qenë policë, apo ushtarakë.

Ka pasur drejtor të AKU që kanë qenë inxhinier mekanik.”, tha eksperti Ceko.

Ai shtoi se 310 mijë fermerët nuk tregtojnë për biznes, por për mbijetesë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *