Vazhdon loja e konferencës mes banorëve brenda shtëpisë më të ndjekur ‘BBV3’. Dyshja Bardhi dhe Sara kanë patur një marrëdhënie të mirë me njeri-tjetrin, ndoshta kjo për arsye që Sara këtë javë është në nominim.
Mbrëmjen e kësaj të premte, Bardhi ka bërë një pyetje për Sarën, ku kjo e fundit është prekur shumë.
Këngëtari e pyeti nëse një person prej jashtë që ajo e do shumë do të vinte të fliste me të a do ta shpërndante Sara mirësinë që ka në shpirt dhe me banorët e tjerë?
Përgjigja ishte pak e sikletshme për Sarën por pranoi që jashtë shtëpisë ka lën një person në gjendje delikate dhe për atë arsye sjellja e saj është arrogante brenda shtëpisë.