Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në rreth rrotullimin Savër të Lushnjës
Mësohet se një kamion ka dal nga rruga dhe ka ndaluar pas përplasjes me shtyllën elektrike.
Nga informacionet paraprake, mësohet se mjeti ka marrë përpara fillimisht shenjat sinjalistike të rrugës dhe më pas është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë.
Si pasojë është dëmtuar shoferi i kamionit dhe është dërguar në spitalin e Lushnjës për ti dhënë ndihmën mjekësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e drejtuesit të automjetit. Ai kthehej nga Tirana dhe kamioni kishte ngarkesë bylmeti.