Ish-kryeprokurori, Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News komentoi situatën politike të tensionuar në vendin tonë.
Sipas tij, situatat e tensionuara dhe kaotike të krijuara në parlament po ia kalojnë edhe spektakleve siç është ai i Big Brother VIP.
“Nëse duan të dëmtojnë njëri-tjetrin dhe të rrinë në opozitë mirë e kanë zgjedhur rrugën, le të vazhdojnë, nëse duan forca opozitare të besueshme për publikun shqiptar për të rrit numrin e qytetarëve në zgjedhje, duhet të binë dakord për këtë reformë, nëse nuk duan le të vazhdojnë me karrige me tavolina, të zihen për kryetarin, të zihen për kryetarin e grupit, shumë shpejt ikën koha, kjo është një reformë minimaliste që të biem dakord, se Shqipëria ka nevojë për një reformë shumë herë më të madhe që ne e kemi thënë. Po nuk pati vullnet opozita, qeveria është mirë fare, ata nuk gjejnë gjuhën, më vjen shumë keq, se nëse kishte një kauzë ishte reforma, por edhe reforma nuk po gjen konsensus, Maxhoranca, PD, apo forcat e tjera opozitare mund të bëhen të gjitha bashkë dhe të mbështesin me përfaqësuesit e tyre këtë reformë. Reforma kushtetuese është i vetmi çelës real jo për të prodhuar jo politikë boshe, por për të t’u rregulluar prioriteti i politikës shqiptare, unë nuk shoh një kauzë më bashkuese të politikës për momentin”, tha Hajdari.
Dardha: Politika e sotme a po e konkurron Big Brother, nëse do të ishit si opinionist në vendin e djalit tuaj, Arbërit.
“Me ngjarjet e fundit që po ndodhin në klasën politike, parlamenti po ia kalon Big Brother VIP”, tha Hajdari.