Koordinatori i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, i ftuar në një program televiziv është shprehur se nëse formula e sistemit politik nuk ndryshon situata në vend do të mbetet e njëjtë.
Lapaj u shpreh hipotetikisht se nëse Rama do e bënte ministër, në aktin e parë do e kundërshtonte dhe më pas do dilte nga zyra.
Sipas tij lufta është e kotë nëse nuk ndërmerren ndryshime në këtë drejtim.
“Po të më merrte Rama atje të më bëjë ministër, akti i parë që do bëja do e kundërshtoja dhe do më nxirrte nga zyra. Halli është te formula, duke qenë sistemi i mbyllur kushdo qoftë kryeministër ashtu do funksionojë. Kjo luftë është e kotë, nëse nuk ndryshohet, vazhdojmë kështu edhe për 30 vjet”, tha ai.