Thursday, November 21, 2024
Gossip

Largimit i Atilla Kardesh/ Reagon producentja e ‘BBVK’, dhe bën lëmsh rrjetin me postimin e fundit (Foto)

Producentja ekzekutive e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, ka reaguar pas largimit të konkurrentit Atilla Kardesh nga shtëpia e famshme.

Ajo bëri një postim në ‘InstaStory’, siç duket duke iu referuar largimit të Kardesh nga gara.

“Detyra u përfundua”, shkroi Muhameti në postimin e saj, duke ngritur shumë pikëpyetje.

Ende pa u bërë 48 orë, Atilla, që është njëherësh ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, përfundoi sot garën e tij në BBVK.

Në momentin kur u kumtoi lajmin, ai u tha banorëve që hyri me qëllim që të “varrosë” konfliktet dhe urrejtjet për mirëqenien e fëmijëve.