Roza Lati dhe Xhonatan Islami në një lidhje dashurie, moderatorja bën hapin e papritur
Roza Lati dhe Xhonatan Islami janë çifti më i ri në showbiz, duke tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave rozë me romancën e tyre.
Pavarësisht se kanë qenë të rezervuar në ndarjen e detajeve në rrjetet sociale, Roza së fundmi zbuloi për ndjekësit se për herë të parë mori pjesë në një ngjarje publike, si premiera e filmit “Njerëz dhe Fate 2”, e shoqëruar nga partneri i saj.
“Prezenca ime në premierë ishte pak speciale për mua sepse për herë të parë në jetën time, unë shkoj e shoqëruar me partner. Dhe për këtë arsye nuk është se doja të shkoja te stenda që ndalonin për të bërë foto apo për t’u prononcuar para kamerave. E shijova përdore me të dashurin tim edhe ishte kënaqësi për mua,” u shpreh Roza, duke zbuluar emocionet e saj për këtë përvojë.
Edhe pse çifti shmangu tapetin e kuq për të mos tërhequr vëmendjen, kamerat e pranishme nuk i kanë shpëtuar, duke kapur disa momente të tyre së bashku.