I vënë përballë provave të përgjimeve ambientale, Edison Brahja ka pranuar të bashkëpunojë me grupin e hetimit që po punon pëe të dokumentuar vrasjen e 62 vjeçarit Enver Balla.
Hetuesit i kanë lënë në një ambient Esmerald Ballën dhe Edison Brahjan, ku edhe kanë folur me njëri-tjetrin. Madje edhe kanë debatuar.
“Shikon ku më përfshive. Më the më ndihmo se s’do të të gjejë asnjë gjë”, i ka thënë Edisoni Esmeraldit në dhomën e izolimit, ku ndodhen në ambientet e komisariatit të Durrësit.