Dy fshatra në rajonin e Piemonte janë izoluar për shkak të valës së motit të keq që ka prekur rajonin. Dega Gerardo u tejmbush, duke shembur një pjesë të një ure të vogël në fshatin Mathieu, në një lartësi prej shtatëqind metrash.
Nuk ka të lënduar, por njëzet persona nuk mund të largohen dot nga shtëpitë e tyre për shkak të nivelit të lartë të ujërave. Për shkak të vërshimit të së njëjtës degë, në zonën e Bussoleno-s janë izoluar përkohësisht edhe 30 banorë të tjerë.
Në të njëjtën kohë, në zonat e rajonit Valle D’Aosta, në kufi me Francën, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të ujësjellësit.bNë Albenga, Liguria, dhjetë persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre tashmë të përmbytura me ndihmën e zjarrfikësve.