Meri Shehu është një nga astrologet më të njohura në Shqipëri, me një karrierë të gjatë në ekranet televizive.
Ajo njihet për parashikimet e saj astrologjike dhe është bërë një figurë e dashur për publikun shqiptar. Në vitet e fundit, jemi mësuar ta shohim me ndryshime të shumta në stilin e saj, nga bionde në flokë kuqe.
Megjithatë, pak e mbajnë mend se Meri dikur kishte një pamje krejtësisht të ndryshme. Së fundmi, në rrjetet sociale janë shfaqur disa foto të saj të realizuara 14 vite më parë, ku Meri shihet me flokë të gjatë dhe ngjyrë brune, duke dhënë një pamje më natyrale dhe të freskët.