Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit si Fifi, ka ndarë disa momente të veçanta me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke postuar foto me djalin e saj të vogël.
Këngëtarja e njohur e ka shoqëruar këtë postim me një mesazh emocionues, ku shpreh dashurinë e pakushtëzuar dhe përkushtimin e saj për fëmijën e saj.
Në fjalët e saj prekëse, Fifi shkruan: “Atë ditë që ke lindur ti, kam rilindur edhe unë me ty. Po mundohem shumë, bir, të bëhem e fortë, e durueshme, të të mësoj se sa e shijshme është pjata që e ha hallall dhe të bëhem shembull për ty.”
Fifi pranon se ende ka shumë për të mësuar si nënë, por beson se rrugëtimi i saj bashkë me djalin do të jetë i mbushur me mësime dhe rritje të ndërsjellë. Ajo thekson se edhe nëse bëjnë gabime gjatë këtij rrugëtimi, falja dhe dashuria do të jenë gjithmonë të pranishme mes tyre.
Mesazhi i këngëtares përçon një ndjenjë të fortë të përgjegjësisë dhe përkushtimit për t’i dhënë djalit të saj mësime të vlefshme për jetën, ndërsa ajo vetë rritet dhe mëson si nënë.