Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Michele, është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente të ndryshme nga përditshmëria e saj me ndjekësit.
Së fundmi ajo ka ndarë në “Instastory” një foto të vetes së saj dhe shkruan:
“Unë jam një vajzë, jam bionde, kam një trup perfekt dhe njerëzit duan ose të jenë me mua ose si unë”.
Mirëpo kjo dashuri që Dea ka shprehur për veten e saj nuk është pritur mirë nga të gjithë ndjekësit. Në një postim tjetër të saj blogerja shfaq replikën e një ndjekëseje e cila i thotë se pas këtij postimi do t’i bëj ‘unfollow’.
Nuk mungoi reagimi i Deas për këtë situatë e cila shkruan:
“Sinqerisht nuk e di pse kaq shumë njerëz irritohen kur unë shpreh dashurinë për veten publikisht. Mos vallë duhet ta paraqesë veten si viktimë apo në depresion që të jeni dakord?”.
Pas kësaj Dea ka postuar dhe replika nga fansa të tjerë të cilët i shfaqin dashurinë që kanë ndaj saj.