Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend, teksa ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Beqiri fillimisht ka zbuluar se po përgatitet arrestimi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, pasi siç bën me dije ai, kanë ardhur kartelat dhe deponimet e mjekut të famshëm që ka asistuar në operacionet plastike për çiftin e PL. Nga ana tjetër, gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, zoti Beqiri tregon edhe provat dhe faktet që i dha Fatos Nanos për Ilir Metën në burgun e Bënçës, ndërsa thekson se informacionet se ish-presidenti ishte spiun i ish-Sigurimit të Shtetit e i Sali Berishës, ish-kryeministri socialist i mori dhe nga Ramiz Alia.
-Avokat Beqiri, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon sulmet ndaj SPAK. Keni një koment?
Dy sektorë nga më të rëndësishëm të jetës së vendit tonë, energjetika dhe telefonia, janë hambarët e jashtëzakonshme ku Ilir Meta na ka bërë gjëmën ne si Shqipëri dhe si shqiptarë dhe urgjentisht t’i konfiskohen pasuritë dhe t’i kalojnë popullit se na ka vjedhur e grabitur rëndë. Dhe SPAK-u me këto të merret, të mos merret me lodra e luftë brenda llojit të vetë që njëherë i thotë do të arrestohet e tjetri i thotë jo se më ka punësuar mua dhe se e ka vilën bashkë me mua dhe se do të shtrojë problemin e vilës sime.
-A ekziston mundësia që pas hetimeve që janë bërë për çiftin Meta-Kryemadhi, ekziston mundësia t’ju sekuestrohet pasuria?
Ajo është kryesorja dhe do bëhet sekuestrimi i pasurisë sepse Shqipëria dhe shqiptarët e dinë ku i ka, po e rezervoj se ku i kane se 51 asete që bëjnë afro 100 milion euro e dimë dhe në emër të kujt i ka hedhur në një shtet. Edhe SHBA i dinë, edhe vendet tjera mike të Shqipërisë, anëtare ose jo të BE-së i dinë dhe ato vëzhgojnë e nuk e lejnë të hedhi dorën Ilir Meta e t’i marr t’i tjetërsojë më. Dy tjetërsime i ka bërë por të tretën nuk do ta bëj dot më.
-Ilir Meta për herë të parë pasi mbaroi Konventa e Partisë së Lirisë, shkoi poshtë banesës së Sali Berishës, ku tha nuk më kishte ftuar Flamur Noka. Si i shikoni këto zhvillime, po mundohet të jap mesazh apo do të kapet pas Sali Berishën sepse pa këtë të fundit nuk është më një vektor politik?
Ilir Meta te Sali Berisha ka qenë si plepi i kalbur dhe hardhia që mbështillet rreth e rrotull që mbahet. Iliri ka qenë hardhi te Sali Berisha. Tani ra Sali Berisha me urdhër arrest në shtëpi dhe tani e mori lumi dhe Ilir Metën. Ky shkon se e gënjen mendja që nesër Foltorja mund ta mbaj përsëri dhe mund t’i jap ndonjë votë në kuadrin e Foltores se vetë e di që do të diskreditohet në shkallën më superiore të mundshme. Dhe nëse sot ka 4 deputetë, asnjë nuk do ta marri dot. Aq bojkot masiv do t’i bëj Shqipëria dhe shqiptarët, e kjo gjë prej sot ndihet. Partia Lirisë është një forcë jashtëzakonisht e vogël dhe do ta gjej fuqinë se Saliu sot, Saliu ka vdekur vetë e për rrjedhojë kërkon ndihmë te Flamur Noka. Këtij i fundit është i vdekur vetë dhe po i luan fiqiri i kokës vetë se ka procedim penal të fuqishme në SPAK e do të vetë përgjigjet pyetjeve që do t’i bëhen dhe dosjes që i është formësuar. Dhe kur se pranon Flamur Noka, e se pranojnë ato të tjerët, vaj hallin të bëhet pjesë e tyre. Nuk e do kush të keqin se thotë njeriu që më bën më keq e më llum seç jam.
-Avokat, ndërkohë duket se tashmë janë tre çështje në SPAK, ajo e lobimit në SHBA, “CEZ-DIA” dhe operacionet plastike, çfarë mund të na thoni pak më shumë?
Të tre çështjet janë të hetuara, janë për t’u dërguar në gjyq. E vetmja gjë që SPAK po vë në pikëpyetje veten e saj dhe pikëpyetjet më të rënda nuk po vihen mbi Dumanin por te konflikti i rëndë që mesa duket ka Dumani me Arben Krajën, sepse një çështje prej tyre e ka Arben Kraja dhe një çështje Dumani.
-Çfarë po ndodh me dosjen e operacioneve plastike?
Dosja është e përfunduar si çështje. Tani do regjistrohet emri i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në procedim dhe Ilir Meta edhe për operacionet mijëra euro që bëri në Austri që kanë ardhur andej kartelat dhe deponimet e mjekut të famshëm nga më të mirët në botë. Sikurse dhe nga San Marino kanë ardhur të gjitha letër porositë, ka kanë kushtuar operacionet dhe çifti do të jap llogari se ku i gjetën paratë. Janë të gatshme, janë çështje që kanë mbaruar.
-Ju po thoni që operacione ka bërë dhe Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi?
Operacioni estetike ka bërë Iliri në radhë të parë në Austri, mbasi mbaroi operacionet e dobësimit, më pas shkoi përsëri dhe rregulloi dhe disa gjëra të tjera nga koka te këmbët ça s’ka rregulluar, turpi dheut kur të shihen kartelat. Nuk ishte thjesht dhe vetëm shoqja e ngushtë e Monika Kryemadhit në San Marino dhe si shpërblim Ilir Meta për ato operacione që i bëri ajo me mjekët e tjerë, i bëri bashkëshortin konsull nderi në Itali. Aty u nuk ka bërë operacione vetëm Iliri por dhe fëmijët e tij e gruaja, të tërë si familje. Ato duhet të tregojnë para shqiptarëve dhe para ligjit se ku i morën lekët për këto operacione që shkojë deri në 200 e ca mijë euro. Nga ana tjetër mban fëmijët e tu me 90 mijë euro minimumi me studime në Angli kur të ardhurat në vit janë 20 mijë euro. Dhe SPAK të ndjek paranë, e Iliri të justifikojë se ku i mori këto, asete, shtëpi, vila në Lalëz, vila te Kodra e Diellit, apartamente, sekuestroja dhe konfiskoja e jepja shqiptarëve.
-Nga ana tjetër, ju keni bërë disa komente edhe për ngjarjet që ndodhën në Shqipëri në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90. Konkretisht ju keni zbuluar si e kërcënuan Ramizi dhe Berisha, Metën me dosjen e ish- Sigurimit. Mund të në jepni më shumë detaje…
Ilir Meta me Ramiz Alinë nuk është përballur fare se kur e thirri Ramizi i tha je bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe i tregoi dosjen me 147 fletë dhe do shkosh të bësh ça të thotë Saliu. Dhe gjithë jetën Meta ka bërë çfarë i ka thënë Saliu. Dhe sa mbaroi Konventa shkoi e iu fal Berishës, por në fakt duhet të vinte te Baba Mondi që t’i falte gjynahet. Ramizi e ka patur në tavë, Fatos Nano e ka përballuar siç duhet dhe një ndër informacionet e para e ka marrë nga tjetër kush dhe nga vetë Ramiz Alia i tregoi se kush ishte Ilir Meta. Informacionin e dytë tepër të fuqishëm ia kam dhënë unë dhe me prova dhe me fakte kur ishim në burgun e Bënçës. Fatos Nano nga burgu i Bënçës bëri mocionin e famshëm dhe që e quaji Partia Socialiste në atë kohë kënetë, por për kënetë kishte parasysh Ilir Metën që ishte spiun i Sali Berishës brenda PS dhe njeriu më i ulët që e mbante peng atë partinë dhe kur mori poste i përdori në shërbim të Sali Berishës. Ky njeri nuk është përballur me askënd por ka bërë gjithmonë rolin e spiunit, rolin e ekzekutorit pasi ka zbatuar urdhërat e Saliut. Ilir Meta, duam apo nuk duam ta pranojnë është vrasës, porositës vrasjesh. Ka bërë vrasje. Ka bërë dy vrasje prej të cilave ia ka argumentuar Sali Berisha në Parlamentin e Shqipërisë ku i ka thënë se ti ke vrarë dhe i ke hedhur te Mali me Gropa. Dhe SPAK megjithëse e ka këtë fakt, duhet të thërrasë Sali Berishën se në çdo lloj shteti në botë, kur del një fakt i tillë e nuk e thërret, do të thotë që nuk je shtet serioz, nuk je shtet i ligjit. Dhe qytetarët thotë në cilin vend jemi, ça po bëhet, kur do pastrohet ky vend e do të bëhet vërtetë me institucion e me ligje. Nga fakti që Ilir Meta ka shkarë nga binarët, të rrëshqet truri kur e ndjen veten ngushtë e kur të përmend krimet që ke bërë e kur e di që je pjesë e atyre krimeve arrin të bësh nga ato lloj deklaratash që të vetëpërgjegjësojnë.
Intervistoi: Rigels Seliman