Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, rreth një viti më parë, humbi babain e tij. Sot, është ditëlindja e parë që babai i aktorit feston me engjëjt pranë Zotit. Kështu shprehet Agroni në një postim në profilin e tij në “Instagram”.
“Sa më ka marrë malli bab…Në ëndrra të kam kërkuar, të rrime në muhabet shtruar e të qeshim si në video…,e nuk cmallem dot me Ty. ….,sot do festonim ditëlindjen tënde…,por Ti e feston ditëlindjen e parë atje lart me engjëjt pranë Zotit.
Por të lutem, më eja sot në ënderr..,veç të të përqafoj e të them se të kam në shpirt e në zemër dhe sa t Dua bab”?!- shkruan Agron Llakaj krah videos ku shfaqen duke bërë humor me babain e ndjerë.