Sapo u fut mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, banori i ri Shkëlqimi, duket se i është futur gjuetisë.
Teksa bënte një bisedë me Françeskën gjatë darkës të shtruar nga Vëllai i Madh, Franceska i tregoi për vajzat single në shtëpi, ndërsa Shkëlqimi e pyeti nëse dhe ajo ishte single.
“Ke disa vajza të reja që janë të lira në shtëpi, ke Rozën, ke Erjolën, ke dhe Eglën single, se unë jam e martuar. Do kishe konsideruar ndonjë nga vajzat e bukura që kemi në shtëpi, ndonjë njohje të bukur, nëse do të tërhiqte si gjë,” pyeti Françeska banorin e ri Shkëlqimin.
Bisedën e dëgjoi dhe Egla e cila i konsideroi të pavenda komentet e Franceskës madje u nxeh duke e ofenduar.
“Nuk jam e lirë për vogëlusha. Kjo është debile fare, ik ha majdanoz e kërce,” tha Egla.
“ça ka për të qenë debile këtu, Meritoni na ka provuar që mund të dashurohen 2 njerëz të moshave të ndryshme, a je single. Ky djalë i ri i lezetshëm,” thotë Franceska.
“Ha bukë aty ha, mbytu” iu përgjigj Egla.