Spektakli i mbrëmshëm ka krijuar debate të forta mes banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pavarësisht se kanë qënë duke shijuar një darkë pas prime-t, mesa duket debatet mes banorëve nuk kanë të ndaluar. Kanë qenë disa banorë që janë përfshirë në diskutime ekstreme, si Erjola, Meritoni, Romeo, Juli, Roza dhe Françeska.
Përveçse ulërimave mes njëri-tjetrit, situata ka agravuar edhe mes thyerje gotash, veprim ky i bërë nga Roza dhe Françeska.
Ndërkohë që Juli dhe Romeo kanë qenë duke debatuar me tone të larte, pasi ky i fundit ka akuzuar Julin se po përdor vajzat, kryesisht Rozën, duke e konsideruar një zero.
Nisur nga kjo zhurmë e madhe, Roza ka nisur të bërtasë: “Boll, mjaft, boll”.
Ngam ana tjetër, Françeska ka qenë shumë e acaruar me Heidin, pasi kjo e fundit i tha që është e fiksuar mbas saj.
Në këtë moment, Françeska ka përplasur gotën e verës që ishte duke pirë dhe ka thënë: “Të më thotë mua ajo që jam e fiksuar mbas saj?”
Një tjetër diskutim i nxehtë ka qenë ai mes Meritonit dhe Erjolës, ku kjo e fundit nuk i ka mbajtur nervat dhe ka nisur të ulërasë.
“Mbylle gojën, qepe o vogëlsirë, e sheh që nuk jemi mirë në këtë situatë dhe përfiton. Mu zhduk, nuk dua të të shoh me sy se do ju shkatërroj nga i pari deri tek i fundit me njerëz shtëpie dhe çfarë keni dhe pastaj e hap derën vet”.