Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka paralajmëruar Shtete e Bashkuara të Amerikës që të mos ndërhyjnë në tensionet e ngritura midis shteteve Izrael-Iran.
Reagimi i tij erdhi pasi SHBA deklaroi se ndihmoi Izraelin që të rrëzonte rreth 300 dronë iranianë mbrëmjen e djeshme.
“Nëse Biden mbështet Izraelin, ne nuk do të rrimë duarkryq duke duke mos bërë asgjë”,- raportohet që të jetë shprehur Vladimir Putin.
Tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit filluan pasi sulmet izraelite goditën me raketa konsullatën iraniane në Damask të Sirisë, ndërsa zyrtarët iranianë thanë se për këtë veprim do të kishte hakmarrje.
Ditën e djeshme, Irani sulmoi një anije tregtare izraelite në ngushticën e Hormuzit, dhe kjo bëri që situata mes dy vendeve të tensionehet edhe më shumë.