Debatet brenda shtëpisë së Big Brother Vip dhe Egla me fjalorin e saj vijon. Kësaj here banorja, ka debatuar me Riken dhe Rozën, ku dhe kanë “shfrenuar” fjalorin.
Egla ka qenë në vaskë ku i është drejtuar Rozës, duke i thënë injorante, ndërsa më pas kanë pasur një debat, ku është përfshirë edhe Rikja.
Egla: Pallë do me thënë shpata e Skënderbeut po nuk e ke dëgjuar sepse je injorante.
Erjola: E paditur do të thotë injorante se do të jap edhe shpjegimin e saj, kjo se është mësuar kështu. Po ti dridhe sa te duash po do përdredhësh vetën o Egla Ceno. Duartrokitjet që si ke marrë asnjëherë në jetën tënde i merr këtu me këtë teatër.
Roza: Pra nëse i thotë Rikës je pallë ti po i thua që është shpatë?
Rike: Palla ta zëntë frymën, të lëntë pa frymë.