Një nga lidhjet më të komentuara përgjatë ditëve të fundit ka qenë marrëdhënia e Diola Dostit me biznesmenin nga Kosova, Erolld Belegu. Pavarësisht kritikave të ndjekësve, pasi disa prej tyre i kanë “kryqëzuar” për shkak të moshës, çifti po shijojnë dashurinë me njëri-tjetrin.
Së fundmi, në një intervistë për emisionin “Prive”, Erolld Belegu, ka treguar më shumë rreth vetes, por edhe për marrëdhënien e tij me Diolën.
Ai ka treguar se me Diolën janë njohur në një koncert të cilin e kishte organizuar këngëtarja Vesa Luma.
“Të tregoj drejt ishte krejt rastësisht. Unë shkova në koncert të Vesa Lumës dhe ajo ishte prezente. Unë as nuk kam ditur për ekzistencën e Diola Dostit, sepse unë nuk e shikoj Big Brother, por as ajo nuk ka ditur për mua”, tha ai.
Vesa më së pari na ftoi, ishim ulur afër njëri-tjetrit, pak me insistimin tim, dhe ashtu u njoftuam aty dhe prej aty, shumë shpejt u zhvilluan gjërat.
Ndërsa pyetjes për dasmën, Belegu u përgjigj: “Herët është për këtë, ne e kemi më së shumti me rëndësi lidhja të na shkojë mirë. Tregova që jam organizator i mirë, kështu që kur të vimë aty, lehtë është ajo pjesë”.