Prezantuesi i emisionit “Gjoni Black”, Meriton Mjekiqi, ditë më parë rrëfeu shumëçka nga jeta dhe karriera e tij.
Ndër të tjerash ai foli edhe për lidhjen e tij me ish-të dashurën dhe djalin e tyre –intervistë e cila duket se u bë shkas që ajo të reagojë fuqishëm në rrjetet sociale.
Mjekiqi u pyet nga moderatori në lidhje me bisedën që ish-partnerja e tij kishte realizuar me rivalin e tij të hip hop-it, Varrosin, gjë për të cilën ai u shpreh se nuk i intereson më.
“Nuk më intereson mua të kontaktoj me ish-partneren, unë i kam mbyllur muhabetet, e tha edhe vet ajo. Ajo është ish-partnere, e repsktoj si mamin e djalit tim, gjakut tim,. Tentoj dhe gjithmonë kam tentuar të kem raporte të mira”, ka thënë moderatori.
Ai tutje, është shprehur se kontakton me djalin e tyre, por reagimet nga ish-partnerja janë të forta, ndërsa për djalin thotë se përpiqet në maksimum që të mos bëjë gabime të atilla, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzojë.
“Ka një kohë që s’e kam parë, normal që edhe mërzitem, edhe kush ka evlad e din këtë pjesë. Mundohem me kalu në mënyra të ndryshme virtuale për me afru, kur e kam larg, është një vjet e gjysmë, ka filluar t’i bëjë ato veprimet e Meritonit. Mua më dhemb më së shumti për djalin kur te rritet edhe i merr vesh disa gjëra, edhe munden me lëndu, për shembull një veprim i tillë, një veprim i mamit të vet që e ka bërë gabim, dhe për këtë arsye mundohem që mos të bëj ndonjë veprim të gabueshëm në lidhje me familje që mbas 10 viteve, Loari kur të rritet, Loari të thotë: Këqyr babi paska bërë diçka gabim në lidhje me mamin tim ose me mua”, kishte thënë Mjekiqi.