Ish konkurrentja e Përputhen, Antonela Berisha është përballur me një situatë krejt të pazakontë.
Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, thuhet se ajo ka ndërruar jetë, duke panikosur kështu shumë ndjekës.
Lidhur me këtë Antonela ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, teksa paralajmëron se nuk do ta lërë me kaq, por do të ndërmarrë procedura penale për autorët.
“Ma derguan disa persona këtë lajmin dhe gjithashtu më erdhën shumë mesazhe. Nuk e di si mund të shkojnë palaçot deri në këtë nivel për klikime. Shumë herë janë vendos lajme të rreme për mua nëpër portale por këtë herë nuk do hesht, do ndërmarr procedura penale për kushdo qofshi ju”-ka shkruar ajo.