Një rrëmujë e madhe është krijuar në rrjet që pas daljes së menjëhershme të Bardhit prej shtëpisë së ‘BBV3’, pasi mësoi për gjendjen shëndetësore jo të mirë të nënës së tij.
Teksa qëndronte në studio gjatë ‘Prime-t’ të djeshëm, Sara ngriti dyshime se e gjithë kjo mund të ishte diçka e sajuar nga menaxheri i tij.
Gjatë një interviste të dhënë ditën e sotme, ku Sara ka folur më tepër lidhur me ngjarjen dhe për partnerin e saj, Bardhin, romanca e të cilëve lindi brenda mureve të shtëpisë së ‘BBV3’, ajo ka bërë një gjest të bukur përpara kamerave.
Ajo ktheu telefonin nga kamerat dhe ajo që ra direkt në sy ishte wallpaperi i saj, ku kishte të bënte me një foto të çiftit.
E ndërsa në anën tjetër qëndron Bardhi i cili as që nuk është munduar ti kthejë një follow back në Instagram.