Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Enxhi Nasufi, ishte një ditë më parë e ftuar në një emision televiziv ku ka folur për jetën e saj personale.
Nasufi tregoi për një lidhje të gjatë, tashmë të përfunduar. Moderatorja shtoi më pas se ende nuk ka ardhur personi i duhur në jetën e saj.
Enxhi Nasufi: Unë kam patur në jetën time njerëz shumë të mirë, por tani jam single. Të shohim. Nuk ka dalë akoma princi i kaltër
Gazetari: Ti ke dalë nga në lidhje e gjatë, me sa ke thënë, që i bie praktikisht ka qenë e rëndësishme. Pas shkëputjes nga kjo lidhje, nuk ke më besim te meshkujt?
Enxhi Nasufi: Lidhja që lashë pas është shumë e rëndësishme, rritesh shumë, kupton shumë gjëra. Nuk kam tendencën për të mos i besuar njerëzve që vijnë në jetën time, referuar edhe djemve. E thash që nuk ka ardhur akoma ajo që duhet të vijë.