Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka reaguar lidhur me incidentit që ndodhi dy ditë më parë mes Princ Lekës dhe Elias Zaharisë.
Ai përmes një videoje, shprehet se është turp që të dhunohet një njeri si Gjergj Zahari, që është një njeri i nderuar dhe i bën thirrje shtetit që të ndërhyjë.
Kujtojmë se Princ Leka ka bërë një denoncim në polici pasi është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.
Leka sipas dëshmisë së zbardhur të tij mësohet se princi është ofenduar dhe është dhunuar me sende të forta nga ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia. Në lidhje me ngjarjen është zbardhur edhe dëshmia e ish-vjehrrit të princit i cili i ka mohuar akuzat.
Zaharia është shprehur se ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin, i cili është 2 metra i gjatë. Ai më tej në dëshmi akuzon Princ Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.
“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, u shpreh Gjergj Zaharia.