Shtëpia e “Big Brother Vip” i është rikthyer këtë mëngjes debateve dhe tensioneve. Teksa po gatuanin në kuzhinë, Egla shkon drejt Ilnisës duke e ofenduar me fjalën “ordinere”, ndërsa më pas thotë se të gjitha vajzat janë të tilla. Aktorja u justifikua duke përfshirë edhe veten teksa tha se e kishte në kuptimin “të zakonshme”.
Ka qenë Ilnisa e cila ka reaguar e para duke e cilësuar të turpshme mënyrën sesi ajo sillet dhe flet. Ndërsa më pas ka ndërhyrë edhe Roza. Megjithatë Egla ka vijuar me ofendime. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me Julin dhe Jetmirin.
Biseda e plotë në videon më poshtë: