Egla Ceno ka biseduar me Jetmir Salajn, banorin më të ri të Big Brother Vip 3, të cilit i thotë të futet pak më shumë në lojë sepse nuk është në një shtëpi normale, por në një shtëpi televizive.
Ai i kërkon ndonjë këshillë sesi të futet në lojë, por Egla refuzon t’ia japë duke i thënë se ‘këshillat janë për njerëz me mendje të vogël’.
Pjesë nga biseda:
Egla: Futu içik në grup
Jetmiri: Si të futem, si mendon t’i ta bëj këtë gjë, nëse mund të më këshillosh
Egla: Këshillat janë për njerëz me mendje të varfër. E di pse? Sepse unë ty nuk të njoh çfarë karakteri je, nuk ia lejoj vetes. Por e ndjej, nuk mund të rri robi të bëjë punët e shtëpisë, ka dhe ca dinamika të tjera bashkëjetesa
Jetmiri: E vërteta është
Egla: Besoj se nuk ke ndonjë kështu që të ka pritur me këmbët e para
Jetmiri: Jo, jo
Egla: …edhe pse energjia jote është yll fare. Po, ku do me dal?
Jetmiri: Nuk dua të dal askund
Egla: Po tani, robi del gjëkundi
Jetmiri: Po ku të dal, thjesht po jetoj
Egla: Për të jetuar jetojnë të gjithë. Jetesa s’është me më marr frymë dhe me heq pjata. Nuk je në një shtëpi normale, je në një shtëpi televizive
Jetmiri: Kanë qenë disa situate intensive. Mendoj se duhet të ndalem pak.