Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin ku fillimisht u aludua që vajza e shtëpisë kishte vrarë të atin.
Por gjatë kësaj të hëne është zbardhur dëshmia e Amarildo Meta, djali i Pëllumb Metës, i cili ishte i pari nga fëmijët e viktimës që foli para togave të zeza.
I riu tregoi në sallën e gjyqit se kishte shkuar në banesë më 10 shkurt në orën 18:30, ku kishte gjetur nënën e shqetësuar e cila i kishte treguar për ngjarjen.
“Erdha në shtëpi në 18 e 30 minuta gjeta mamanë të shqetësuar dhe më tha; se kishin vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Më pas nisëm që të fshihnim gjurmët. I kërkova shokëve një makinë që të bënim lëvizjet tona.”, tha Amarildo.