Teksa bëmë një kërkim nëb rrjetin social “Instagram” pamë se rishtazi, moderatorja Kiara Tito ka hequr nga Instagram-i bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin dhe ka fshirë/arkivuar fotot me të.
Ndërkohë, këngëtari nuk e ka bërë diçka të tillë dhe vijon ta ndjekë Kiarën në Instagram.
Jo domosdoshmërisht Instagram-i është tregues i jetës reale, por gjithsesi, është një element që rrëfen një hatërmbetje apo zënkë të vogël. Ndërkohë, nuk ka detaje se ç’ka ndodhur, ka apo jo vend për panik, pasi s’e dimë si është puna, por sapo ta marrim vesh, do ju themi.
Kiara dhe Luizi janë njohur dhe lidhur brenda “BBVA 2” dhe më pas, janë martuar në këtë program. Ata presin të bëhen prindër të një vajze.