Hetimet e kryera nga policia e Shkodrës, rreth ngjarjes së goditjes me armë të Selami Brahimit, duket se po drejtohen në një konflikt familjar se sa në një përplasje të mundshme mes grupeve kriminale në Shkodër.
Megjithëse Selami Brahimi, njihet si shok dhe mik i afërt i Sokol Licit në Shkodër, ngjarja besohet se nuk ka lidhje për shkak të rrethit shoqëror, por pista e hetimeve është përqëndruar në një konflikt familjar.
Autori i krimit 68-vjeccari Sulejman Kapllani, është lokalizuar dhe arrestuar në Berlin.
Kapllani dhe Brahimi janë komshinj me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha sipas burimeve të policisë së Shkodrën, ata kanë lidhje krushqie.
Kjo pasi Brahimi ka marë për grua mbesën e autorit të krimit, Sulejman Kapllani.
Ky i fundit ende nuk është marë në pyetje për të treguar arsyet dhe motivet që e shtynë për të qëlluar me mbi 10 plumba, Selami Brahimin.
Sipas policisë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e konflikteve mes krushqive.
Anëtarë të familjes Kapllani njihen në Shkodër si persona me precedent penalë.
Para shumë vitesh në 1998 nipi i Sulejman Kapllani, Andi Kapllani, ka vrarë Sandër Matian, kreun e bandën së “Bardhanjorëve” dhe krahu u djathë i Gjon Gjekaj.
Konflikti ka nisur fillimisht për të fejuarën e Andi Kapllanit,e cila u ngacmua nga Sandër Matia.
Palët shkuan të sqarohen, ku pjesë e këtij diskutimi ka qënë dhe Sulejman Kapllani.
Në diskutim e sipër me Sandër Matian, të dyja palët u përfshinë në përdorim të armëve.
Matia ka plagosur Sulejman Kapllanin, xhaxhain e Andi Kapllanit.
Ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur, duke vrarë Sandër Matian dhe plagosur 6 persona të tjerë.
Vrasja e Sandër Matias, është kryer në janar 1998.
Në periudhën 1997-1998 Sandër Matia konsiderohej “tmeri” dhe i paprekshmi i Shkodrës.
Nëdrsa në 2013, vëllai i Sulejman Kapllanit, Burhan Kapllani, ka vrarë në Itali, ish-bashkëshorten e tij Orjeta Boshi dhe të dashurin e saj, Shpëtim Hana.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një qëndër tregtare në “L’Aquila” në Itali.