Djepi i kulturës Shkodra ka humbur një nga figurat më të shquara të tij pasditen e kësaj të mërkure. Eshte ndarë nga jeta në moshën 50 vjeçare dramaturgu shkodran Albri Brahusha. Lajmin e trishtë e ka dhënë me një status në Facebook bashkia e Shkodrës.
Një lajm i trishtë për Shkodrën dhe botën e artit. Është ndarë nga jeta në moshën 50 vjeçare dramaturgu Albri Brahusha. Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci në emrin e tij personal dhe institucionit të bashkisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Brahusha dhe komunitetit të artistëve për këtë ndarje para kohe.
Albri Brahusha lindi në Shkodër ne vitin 1973.
Në vitin 1996 kreu studimet e larta për drejtesi ne universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ai ka qënë jurist pranë Insitucionit të prefektit në vitin 1997-1999, shef I zyres juridike te prefekturës ne vitin 2000, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit te Politikave Rinore pranë Ministrisë së Kulturës nga viti 2000-2003.
Ne vitin 2014 – 2015 emërohet përgjegjes i zyrës së programeve të zhvillimit pranë Drejtorisë Arsimore Shkodër.
Në fushën artistike ai është autor i librave, ndërkohë që është autor i veprave teatrale të vëna në skenën e Teatrit “Migjeni” : “Përrallat gënjejne”, me regji te Serafin Fankos, “Vizita e fundit”, “Ishulli i Shitenit”, “Drejt perëndimit”,” Përtej kufijve të pushtetit”, “Eldorado”. Ai u vlerësua me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.