Elvis Myrta, është një nga personazhet që ka shkaktuar më shumë të qeshura në këtë edicion të Big Brother VIP, diçka që ndoshta edhe nuk pritej nga një gazetar i kronikës së zezë.
Batutat e tij apo dhe kërcimet nëpër shtëpi jo pak herë janë bërë virale në rrjet. Një mesazh special për Lisin siç njihet tashmë, ka ardhur nga kolegu i tij, Eduart Halili.
Në Fan Club ditën e sotme, u trasmetua një video e bërë nga miku i tij në kryeqytetin e Anglisë, Londër.
“Ky mesazh shkon për shokun tim të mirë, Elvis Myrta. Dua t`i them Lisit se na ka bërë të gjithëve shumë krenarë me mirësinë dhe pozitivitetin që e karakterizon si dhe batutat që vijnë krejt natyrshëm sa çdo aktor do e kishte zili. Mirëpo Lisi ka një potencial të cilin ende nuk e ka treguar të gjithin, vazhdo kështu e të duam në finalë,” tha gazetari Eduart Halili në mesazhin e tij.