Platforma e-Albania do të jetë përkohësisht jashtë funksionit.
Njoftohet se për dy ditë, e-Albania nuk do të mund të jetë në funksion dhe se shërbimi për qytetarët rikthehet me 4 shkurt.
“Në kuadër të optimizimit të shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse, bëjmë me dije qytetarëve dhe bizneseve se nga dita e premte më datë 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel më datë 4 shkurt ora 10:00 shërbimet që ofrohen në e-Albania di të jenë përkohësisht jashtë funksionit.
Njoftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset se me rikthimin e shërbimeve online, identifikimi në e-Albania në vijim do të kryhet duke vendosur përveç kredenciale tuaja (NID/NIPT dhe fjalëkalimin) edhe kodin 6 shifror në numrin tuaj të telefonit në çdo rast identifikimi apo ndryshimi fjalëkalimi”, sqarohet në njoftimin e publikuar.