Artisti i njohur i skenës shqiptare, Yll Limani, ka ndarë sot me ndjekësit një lajm të trishtë.
Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, këngëtari ka treguar me dhimbje se gjyshja e tij ka ndërruar jetë.
Artisti i ka dedikuar fjalët më të ëmbla të shtrenjtës së tij, duke u shprehur se ajo i ka zbukuruar jetën dhe fëmijërinë. Ai gjithashtu ka shtuar se do ta kujtojë dhe do ta dojë gjithmonë gjyshen e tij.
Limani ka publikuar një fotografi të gjyshes së tij në Instastory, bashkangjitur së cilës ka shkruar:
“Pusho në paqe gjyshe. Faleminderit që ma zbukuruar jetën. Gjithmonë do të të kujtoj dhe do të të dua shumë”.