Fqinjët e 35-vjecarit që mbajti në izolim familjen e tij, thonë se shumë rrallë e kishin parë gruan të dilte jashtë shtëpisë, dhe gjithmonë kokëulur dhe nën shoqërinë e burrit. Ata e përshkruajnë 35-vjeçarin arrogant dhe gjithmonë kanë dyshuar se përse kishte monitorim të theksuar me kamera në shtëpinë e tyre, por pa menduar se gruaja mbahej mbyllur jashtë dëshirës së saj.
“Isha ndeshur në shkallë disa herë me të. Nuk përshëndeste. Zonjën e kam parë por e kishin si të ndaluar të përshëndetej me njerëzit. E pashë që kishte një gjë që nuk shkonte por thashë është zgjedhje e njerëzve. Gruaja dilte rrallë nga banesa, ishte e shoqëruar gjithmonë. Ai ishte i pasjellshëm, tip arroganti kur vinte puna për gërricjet për gjëra koti me komshinjtë”- u shpreh një prej fqinjëve të familjes së izoluar.