Aktori i humorit, Albano Bogdo, ka rrwfyer sërish përballjen me probleme të shëndetit mendor, ku ka treguar se vuante nga sulmet e atakut të panikut.
Albano Bogdo, është shprehur producenti i emisionit atëherë “Apartamenti 2XL”, Turjan Hysko, e kishte dërguar tek psikologia për të marrë ndihmë dhe më pas tek spitali i 5-sës.
Ai ka rrëfyer se fillimisht refuzoi të hynte në spital, pasi kishin frikë se do ta mbyllnin brenda dhe se herën e parë mjeku e vizitoi në makinën e Turjan Hyskos.
Gjithashtu, aktori u shpreh se herën e dytë që shkoi u fut brenda ambienteve të spitalit, teksa shtoi se “m’u mbushën sytë me lot, kuptova sa me fat jam, kisha sëmundjen më të lehtë nga të gjithë”.
“Më çoi Turi tek 5-sa. Fillimisht më çoi tek një psikologe, ajo e kuptoi që nuk me ndihmote dote me fjalë. E kutoi që më duheshin medikamente dhe i tha Turit që duhet ta çosh tek një psikiatër. Dhe më thotë Turi që ne nesër në mëngjes do shkojmë tek 5-sa.
Tek kush 5-së i them unë? Nuk shkoja.
Herën e parë që më ka vizituar doktori, ka zbritur poshtë dhe më ka vizituar tek makina e Turit. Futem aty brenda thoja? Të më mbyllni brenda dhe të mos më lini që të dal? Se isha me të vërtetë keq dhe thash se po më mbyllnin brenda me stil.
I thoja Turit se sa e kanë ngrënë kështu, por nuk njihja asnjë njeri.
Përpara se të dilnim dhe të flisnim në njerëzit që dalim në ekrane, 5-sa ka qenë e anatemuar, e demonizuar, aty brenda të lidhnin dhe unë kam qenë ndër të parët që pasi u vizitova në makinë se nuk doja që hipja lart nga këto gjëra që kisha dëgjuar për 5-ën që të rrahin, të lidhin, dhe këtu del 40-vjeç.
Herën e dytë që shkova, se kam bërë disa vizita që më diagnostikuan tamam, pashë që ishte spital si të tjerët. Pavioni ku ishin të shtruarit, nuk kishin ata që në kimi parë nëpër filma. Ishin njerëz me sëmundje mendore që duheshin kuruar në pavion dhe duheshin mbajtur 24 orë nën mbikëqyrjen e mjekut. Ishin njerëz fatkeq, që kishin tentuar vetëvrasjen apo njerëz me depresion të thellë.
Më tha mjeku që të futeshin në pavion për ta parë dhe mendova se mos ishte me të futur se dera e pavionit ishte me çelës. I thashë ka njerëz brenda? Më tha ka 20-njerëz brenda dhe e mbyllim derën se ku i dihet, se del ndonjëri jashtë dhe lëndon veten. Se të jetë ndonjëri nga këta që të kafshojnë, ne s’do linim kolegët brenda.
Kur u futa brenda pavionit, kuptova se sa me fat isha dhe mu mbushën sytë me lot. Kuptova që kisha sëmundjen më të lehtë nga të gjithë. Kisha depresion të thelluar, kisha bipolaritet dhe një kombinim sëmundjesh, që të japin atakët e panikut dhe ankthit.
Aty e kuptova që isha një kategori më e lehtë se të tjerët. S’e ka disa faza që mund t’i kesh këto”, deklaroi Albano.