Raportohet se pak minuta më parë, një 37-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri të cilën e posedonte me leje.
Shtetasi me iniciale B. B., ka marrë plagë në trup dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur pranë Casa Italia-as në afërsi të Terminalit të autobuzave të linjës interurbane.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.