Këngëtarja e njohur e Jazz-it dhe R&B, Marlena Shaw vdiq të premten në moshën 81-vjeçare, thuhet në një postim në Facebook nga vajza e saj.
Shaw, e njohur më së shumti për këngët e saj hit “California Soul” dhe “Woman of the Ghetto”, lindi në New Rochelle në vitin 1942 dhe interpretoi në Teatrin Apollo të Harlemit kur ishte vetëm 10 vjeç.
Ajo u bë e njohur në vitet 1960 pasi u zbulua nga Chess Records dhe publikoi 17 albume.
Ndër hitet e Shaw ishin “Feel Like Making Love”, “Loving You Was Like A Party”, “Is You or Is You Ain’t My Baby” dhe “Go Away Little Boy”.
Gjatë tensioneve të larta racore në SHBA, muzika e Shaw shpesh u përqendrua te gratë me ngjyrë dhe qëndrueshmëria e komunitetit me ngjyrë.