Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore për vrasjen e Liridona Ademajt në Kosovë.
Analisti Milaim Zeka zbuloi në një studio televizive se një nga pistat që po hetojnë autoritetet për të zbardhur shkaqet e vrasjes është një lidhje dashurie që Naim Murseli dyshohet të ketë pasur me një person tjetër brenda familjes dhe këtë e ka zbuluar Liridona.
Po ashtu, sipas Zekës, ka dyshime të tjera se edhe Liridona Ademaj mund të ketë tradhtuar dhe se babai i Naim Murselit i ka kapur mesazhet në telefon.
“Ekzsitojnë fakte që vrasja ka ndodhur për motive seksuale. Ekzistojnë pista të transferimit të parave.
Naim Murseli ka deklaruar që kur është vrarë gruaja e tij fillimisht me një plumb, ka qenë jashtë makinës, madje larg makinës, me fëmijët e tij. Vrasësi deklaron se Naimi ka qenë në makinë.
Kur është pyetur nga policia babai i Naimit, fillimi i konfliktit ka qenë se babai i Naimit ka zbuluar disa mesazhe të Liridonës me dikë tjetër.
Pista tjetër është një lidhje brenda familjare e Naimit me dikë tjetër”, tha Milaim Zeka.