Ndarja e këngëtarit Ledri Vula me Sara Hoxhën ka qenë një ndër temat më të diskutuara në median rozë për vitin që lam pas.
Por nga ana tjetër nuk kanë munguar as hipotezat se Ledri dhe Sara po e shfrytëzojnë këtë moment për vëmendje në karrierën e tyre, duke qenë se nuk ka ardhur ende një reagim nga vetë ata.
I ftuar mëngjesin e sotëm në një emision televiziv, mik i Sarës dhe Ledrit, gazetari Andi Vrapi konfirmoi edhe njëherë se çifti i ka dhënë fund marrëdhënies, pikërisht kur të gjithë prisnin datën e dasmës.
Sipas gazetares Manjola Markola, arsyeja e ndarjes së çiftit ishte përfshirja e Sarës në njëfilm, ku skena e puthjes me një aktor bëri mjaft bujë.
Ishte pikërisht edhe ky moment ku krah shkëlqimit të karrierës së Sara Hoxhës u konfirmua nga menaxheri i Ledrit ndarja e tyre.