Shtohen telashet për këngëtaren Xhensila Mytezaj, e cila dikur hante byrek me gjizë para Liceut, ndërsa sot është kthyer në biznesmene.
Klinika estetike Silabel te Liqeni i Thatë, me pronare të vetme Xhensila Myrtezaj, një investim rreth 2 milionë euro, është denoncuar nga kompania, e cila është distributore zyrtare e lazerave që mbajnë emrin ‘Alma’, se këngëtarja kryen shërbime estetike me një lazer fals, që mban po emrin Alma, duke e reklamuar si lazer origjinal.
ompania e lazerave akuzon Xhensila Myrtezajn për falsifikimin e markës së tyre, me qëllim fitimi. Ndonëse me lazer të falsifikuar dhe me origjinë nga Kina, klinika Silabel ka çmimet më larta për shërbimet etetike. Jo vetëm kaq. Por, Xhensila Myrtezaj ka personalizuar lazerin jashtë standarteve, duke vendosur mbi të emrin e klinikës së saj, ngritur me para të dyshimta.
Një lazer i fals dhe i pacertifikuar nga FDA sipas standarteve evropiane, është një rrezik serioz për shëndetin e lëkurës, ku mund të çojë në dëmtimin e lëkurës dhe në sëmundje kancerogjene.
Prapaskena mëson se veprimtarinë kriminale të këngëtares Xhensila Myrtezaj e ka denoncuar në organet e drejtësisë.
Klinikëla 2 milionë euro
Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë.
Bëhet fjalë pikërisht për klinikën Silabel, një investim me vlerë mbi 2 milionë euro.
Në të njëjtën zonë, çifti ka blerë edhe shtëpinë e re, katin e fundit të një pallati.
Nuk dihet burimi i parave për këtë investim. Xhensila Myrtezaj është pronare e dy kompanive pothuajse fantazmë, pa aktivitet të dokumentuar dhe bilance, si këngëtare, këshillime për reklama dhe shitje produkte estetike, me afresë te Liqeni i Thatë.
Çifti dy vila miliona euro
Me finalizimin e divorcit të shumëpërfolur, Besi dhe Xhensila pritet të ndajnë edhe dy vila në komplekset e oligarkëve, një në afërsi të Tiranës dhe tjetrën në Gjirin e Lalzit.
Vlera e tyre është disa milionë euro. Burimi i parave si gjithnjë mbetet mister.
Edhe nëse tashmë i kanë kaluar në emra të tjerë, prokuroria mund të sekuestrojë mjaftueshëm pamje filmike ku Besi dhe Xhensila shfaqen në vilat e tyre.
Vetëm nga këto pamje duket arredimi, i cili deri diku tregon edhe vlerën e vilave.
Për shembull, për vilën e Bes Kallakut në Gjirin e Lalzit, ftojmë Prokurorinë e Tiranës të sekuestrojë dhe këqyrë pamjet e emisionit ‘E diela shqiptare – Për drekë me mua’ (22 prill 2018).
Nuk ka ndonjë ndryshim të madh me vilën e Ilir Metës, i cili është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.
Shtëpi 1 milionë euro te Liqeni i Thatë
Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, muajt e fundit, kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.
Bëhet fjalë për katin e fundit të një pallati të ri, i përshtatur si shtëpi banimi.
Prapaskena mëson se vetëm arredimi i brendshëm ka kushtuar mbi 400 mijë euro, ndonëse në letra ka gjasa të jetë deklaruar shumë herë më pak.
Restorant e kompleks sportiv disa milionë euro
Në maj të vitit të kaluar Besart Kallaku ka regjistruar një biznes në Mëzez, Kashar, në krah të rrugës kryesore.
Është një investim mbi 2 milionë euro, ku përfshihen Kompleksi Sportiv Noku, kënde lojërash për fëmijë, një restorant, piceri etj, me emrin Burger Ija.
Ky biznes mban emrin e gjyshes së Besart Kallakut, Ijes. Përdorimi i gjysheve për të kamufluar bizneset është një tipar kryesisht i grupeve kriminale dhe i trafikantëve të kokainës. Në këtë rast, Bes Kallaku, biznesin e ka në emrin e tij, por i ka vendosur emrin e gjyshes.
Vetëm investimi për kuzhinën e këtij restoranti ka kushtuar mbi 400 mijë euro. Prapaskena ka të dhëna se përmes këtij biznesi, Bes Kallaku po pret fatura fiktive, duke rritur xhiron, me qëllim pastrimin e parave të pista.
Besi, restorant peshku
Besart Kallaku është bashkëpronar i një restoranti peshku në Tiranë, Loku & Arditi Fisherman, hapur në vitin 2017, një investim ky gjithashtu me burim të dyshimtë parash.
Aktori i humori posedon edhe disa makina luksoze dhe apartamente, që të gjitha me burim të dyshimtë parash.
Xhensila, palestër dhe disa shtëpi
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është pronare e një palestre në Sauk dhe e disa shtëpive në Tiranë.
Bëhet fjalë një investim tjetër disa milionë euro me para që nuk u dihet burimi.
Zonja Myrtezaj demostron luksin edhe tek veshjet e shtrenjta. Aksesorët dhe veshjet e këngëtares kushtojnë mijëra euro./prapaskena.com