Këngëtari i njohur Ledri Vula, i ftuar në premierën e emisionit të ri të Arbana Osmanit, foli pa dorashka rreth jetës së tij private. Gjatë intervistës, Ledri ndau historinë e shtatzënisë së papritur të Sarës, ku zbuloi lajmin e bukur të ardhjes së vajzës së tyre, Poem Blu.
Në një moment të sinqertë të bisedës, Arbana e pyeti Ledrin nëse e kishin planifikuar ardhjen e Poem-it. Ledri pranoi se lajmi për shtatëzëninë kishte ardhur krejt papritur.
“Ishim ndarë një ditë para se të merrnim vesh për shtatzëninë. Kur Sara më tregoi ekon, ishte e papritur. Pyetja ime e parë ishte: ‘A do ta mbajmë?’ Ajo ishte shumë e lumtur,” – rrëfeu Ledri.
Emocionet u shfaqën teksa Ledri kujtoi çastin kur për herë të parë mbajti në krahë të bijën e tij, duke e përshkruar atë si momentin më të lumtur të jetës së tij. “Lot gëzimi, nuk mund t’i ndalja,” tha ai.
Këngëtari ndau gjithashtu detaje nga jeta e përditshme e Poem, duke treguar se ajo ka krijuar një rutinë të veçantë mes jetës në Tiranë dhe Prishtinë, duke ndjekur të njëjtin kopsht dhe duke krijuar shoqëri në të dy qytetet.