Debati i Mevlanit me Gresën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova ka ngjallur shumë reagime,
sidomos për shkak të situatës së tij personale jashtë shtëpisë, ku partnerja e tij po pret një fëmijë.
Gresa e akuzoi Mevlanin për përpjekje për një puthje, gjë që ai e mohoi kategorikisht.
Ajo tha: “Ti ke dashur të më afrohesh dhe të më puthësh, por nuk e ke pasur mundësinë. Nëse do të kishe ardhur afër, do të kisha puthur. Madje ke kërkuar të vish dhe të flesh me mua.”
Në përgjigje, Mevlani e mohoi duke thënë se gjithmonë ka qenë i hapur për lidhjen që ka jashtë dhe se partnerja e tij e mirëkupton situatën.
Me një dozë ironie, ai shtoi: “Unë nuk kam një grua xheloze, dhe nëse do, mund të vij të fle me ty sonte.”