Ngjarjet e fundit në Big Brother Vip Kosova kanë nxitur reagime të shumta në rrjet. Bëhet fjalë për banorin e ri që u bë pjesë e spektaklit mbrëmjen e kaluar, Atilla Kardesh, ish bashkëshorti i banores Drenusha Latifi. Kjo e fundit e ka denoncuar disa herë publikisht dhe penalisht për ushtrim të dhunës fizike.
Modelja Arbenita Ismajli ka reaguar e revoltuar kundër televizonit Klan Kosova dhe produksionit të BBVK duke i akuzuar si mbështetës të abuzuesëve. Ajo e ka quajtur këtë reality-shoë si një dështim dhe një turp ku po promovohet hapur dhuna.