Këngëtarja Fjolla Morina është pothuajse aktive në rrjete sociale ku shpesh herë e kemi parë të ndajë pjesë nga përditshmëria me gjithë ndjekësit e saj. Mirëpo orët e vona të mbrëmjes të së hënës ajo është shfaqur si rrallë herë. Kjo pasi ka bërë me dije ikjen nga jeta të babait të saj.
Duke publikuar dy fotografi ajo shkruajti që babai i saj ka ndërruar jetë me datë 1 nëntor.
“U prefsh në paqe, do na mungosh babush”, shkruajti ajo.